ISHP ka vendosur të publikojë disa fotografi ndërgjegjsuese ku ka treguar tre fakte dhe mite rreth koronavirusit për të sqaruar më tepër qytetarët shqiptarë rreth masave parandaluese.
Edhe pse vendosja e maskës është një nga mitet që njerëzit e konsiderojnë shumë të rëndësishëm, ISHP thotë se mënyra më e mirë është higjiena kurse maskat janë efektive për individët që shfaqin simptoma.
Po ashtu evitimi i ngrënies së ushqimeve kineze apo marrjen e pakove nga Kina ISHP e klasifikon si mit pasi OBSH nuk ka dhënë asnjë njoftim të tillë. /albeu.com/