Manastirliu tregon me foto si të kontribuoni për të ulur numrin e të prekurve

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka kujtuar rregullat e qëndrimit në ambientet e transportit publik për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Ajo ka nxjerrë foton e dy pasagjerëve me mbishkrimin “Mos harroni të vendosni maskën kur udhëtoni me transportin publik”.

Manastirliu thotë se secili prej nesh mund të kontribuojë për të reduktuar numrin e të prekurve.

“Secili prej nesh mund të kontribuojë për të reduktuar numrin e të prekurve nga SARS COV2, duke mbrojtur veten dhe të tjerët. Respektoni rregullat për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm”, shkruan ministrja.


Shtuar 5.09.2020 18:52