Takimi Kosovë-Serbi, zbulohen temat që do të diskutohen në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar për temat që do të fliten në takimin e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti tha se do të diskutohet për projekte të mëdha infrastrukturore, megjithatë la mundësinë hapur të diskutohet edhe për diskutimin e temave tjera.

“Dakordimi i jonë për këtë takim ka qenë që të diskutojmë për projekte të mëdha infrastrukturore që integrojnë ekonomitë e dy vendeve”, është shprehur Hoti.

Në një prononcim për mediat kryeministri Hoti, ka thënë se ka përgatitur një listë me të cilën do të futet në dialog.

“Ne e kemi përgatitur një listë të këtyre projekteve. Për neve është në interes të imponohen të gjitha temat gjatë dialogut”, ka thënë Hoti.


Shtuar 3.09.2020 06:17