Hasan Mira, 65 vjeç, nga Fulqimeti i Klosit, u hodh sonte në mbrëmje nga kati i katërt i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, ku ishte shtruar prej dy ditësh me Covid.
Mira u mësua se ishte vjehrri I ish-deputetit socialist, Gjetan Gjetani, që më pas kaloi në radhët e LSI.
I kontaktuar nga ABC Neës, Gjetan Gjetani tha se do të flasë në një moment të dytë për ngjarjen.
Ai sqaroi se vjehrri i tij kishte shfaqur probleme psikologjike ditën e sotme.
Miri, kishte rezultuar pozitiv me Covid prej dy ditësh dhe ishte shtruar në Sanatorium, nga ku dhe u vetëhodh.
Ai ishtë në gjendje të rënduar shëndetësore, në terapi intensive, por nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.