Momenti tronditës, i riu rrëmben vogëlushen 4 vjeçare (VIDEO)

Një 29-vjeçar ka rrëmbyer një 4 vjeçare dhe momenti i rrëmbimit fatmirësisht është kapur nga kamerat e sigurisë në një stacion karburanti në Ukrainë.

Pamjet janë tronditëse por ato kanë ndihmuar në lokalizmin e autorit. Videoja tregon një burrë që në fillim flet me vajzën ndërkohë e ëma ndodhej brenda karburantit duke paguar.

Pas flet me vajzën, autori e fut brenda në makinë. Incidenti ndodhi në qytetin e Borispil, rreth 30 km në lindje të Kievit.

Kur nëna e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ajo njoftoi policinë. Autori u arrestua 2 orë më vonë. Ai dyshohet se i tha policisë se kishte qëllime të këqija mbi vajzën. Fatmirësisht vogëlushja ndodhet në gjendja të mirë shëndetësore dhe pranë familjes.


Shtuar 2.09.2020 06:48