Opozita e akuzoi si të përfshirë në skandale, Aida Hajnaj vjen në krye të BKH-së

Aida Hajnaj do të nisë sot zyrtarisht detyrën në krye të “FBI”-së Shqiptare.

Për këtë ka reguar edhe ambasada amerikane e cila në një postim shkruan se Hajna përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH dhe se ky është një gur i rëndësishëm në sistemin shqiptar të drejtësisë.

Kujtojmë këtu se demokratët kërkuan rihapjen e garës për kreun e BKH-së, pasi sipas tyre e zgjedhura Hajnaj, është nën hetim nga Prokuroria dhe e dyshuar si e përfshirë në disa skandale dhe akte korruptive.

Reagimi i ambasadës

Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.

Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH.

Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.


Shtuar 1.09.2020 07:04