EMRAT/ Kush ikën e kush vjen, kjo është skuadra e plotë e Ramës për mandatin e tretë

Kryeministri Rama ditën e sotme gjatë Asamblesë së PS ka zbuluar emrët e qeverisë së re me të cilën do të drejtojë vendin dhe për 4 vite të tjera, pas zgjedhjeve të 25 Prillit ku dolën fitues.

Kryeministri Rama ka bërë ndryshime, rikthime dhe ka mbajtur në detyrë disa nga ministret më të cilët ka qeverisur edhe mandatin e dytë.

Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali janë emëruar në të njëjtët pozicione që kanë mbajtur gjatë 4 viteve të mandatit të dytë, duke rikonfirmuar besimin e kryeministrit Rama.

Ministër Drejtësie është emëruar Ulsi Manja, duke zënë vendin e Etilda Gjonajt, e cila nuk është përfshirë nga kryeministri Rama në qeverinë e re.

Arben Ahmetajt i janë besuar dy detyra nga kryeministri Rama si ministër i Rindërtimit dhe zv/kryeministër duke zëvë vendin e Erion Braçes.

Një risi tjetër është Ministria e Turizmit, i cili i është besuar Mirela Kumbaros, një rikthim ky në qeveri pas pozicionit si Ministre e Kulturës.

Emrat e kabinetit qeverisës së mandatit të tretë të kryeministrit Rama:

Ministria e Rindërtimit dhe zv.kryeministër Arben Ahmetaj

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka

Ministër i Mbrojtes Niko Peleshi

Ministria e Drejtësisë Ulsi Manja

Ministrai e Punëve të Brendshme Bledi Çuçi

Ministria e Ekonomisë Delina Ibrahimi

Ministria e Infrastrukturës dhne Energjisë Belinda Balluku

Ministria e Bujqësisë Frida Krifca

Ministria e Kulturës Elva Margariti

Ministria e Turizmit Mirela Kumbaro

Ministre e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministre e Arsimit Evis Kushi

Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali

Ministre Shteti për Sipërmarrjen Edona Bilali

Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi

Ministre Shteti për Standardet dhe Cilësinë Milva Ikonomi /albeu.com/

 


Shtuar 2.09.2021 12:01