Gjeorgji – Kosovë, ky pritet të jetë formacioni i mundshëm i “Dardanëve”

Në kuadër të kualifikueseve të botërorit, Katar 2022, përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me atë të Gjeorgjisë.

Kombëtarja e Kosovës pritet ta nisë ndeshjen me këtë formacion:

Muric; Hadergjonaj, Rrahmani, Dresevic, Aliti; Halimi, Shala, Berisha; Rashani, Kastrati, Muriqi.

Pas Gjeorgjisë, “Dardanët” do t’i zhvillojnë dy ndeshjet e tjera në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Greqisë më 5 shtator dhe Spanjës më 8 shtator.

Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës është pa fitore pas dy ndeshjeve të para të fazës së grupeve në kualifikimet për Botëror “Katar 2022”, duke pësuar dy humbje, ndaj Suedisë dhe Spanjës dhe duke u pozicionuar si e fundit në tabelë momentalisht, si e vetmja kombëtare pa asnjë pikë.

“Dardanët” shpresojnë sot në pikët e para për kualifikmet e Botërorit të ardhshëm.


Shtuar 2.09.2021 10:58