Paniku nga koronavirusi, dezinfektohen trenat dhe autobuzat

Republika e Maqedonisë së Veriut ka filluar dezinfektimin e trenave të udhëtarëve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Dezinfektimi sot është kryer në katër garnitura dhe katër vagona që transportojnë udhëtarë.

Më herët dezinfektim ka bërë edhe Ndërmarrja Transportuese Publike, e cila dezinfektoi autobusët e transportit publik në Shkup.

Ndryshe, deri tani në vend janë regjistruar katër raste të infektimit me coronavirus, ndërsa rasti i fundit u konfirmua sot.


Shtuar 9.03.2020 15:04