Rrëmbyen dhe dhunuan 16 vjeçarin, arrestohen tre burra në Durrës

Policia e Durrës ka arrestuar tre shtetas pasi morën forcërisht në automjet për motive të dobëta një 16-vjeçar duke e dhunuar.

Falë reagimit në kohë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F. D. (K.), 32 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata Lezhë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”;

A. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, banues në Laç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në lagjen Nr. 16, Durrës, për motive të dobëta, kanë marrë me dhunë shtetasin E. N., 16 vjeç, në mjetin tip “Audi” e më pas e kanë dhunuar fizikisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë, kryer në bashkëpunim”.


Shtuar 9.03.2020 13:15