Juventusi është shumë pranë marrëveshjes me supertalentin e PSV-së, Mohamed Ihattaren.
19 vjeçari holandez po llogaritet si pasardhësi i Ronaldos te Juventusi.
Ihattaren është mjaft i pëlqyer nga drejtuesit e gjigantit italian, ndërsa ata ndodhën në Holandë ku janë duke punuar që të mbyllin marrëveshjen sa më shpejt që të jetë e mundur.
Mohamed Ihattaren luan prapa sulmuesve, por di të luaj edhe në të dy krahët e sulmit.