Policia e Beratit ka vënë në pranga dy persona që dyshohet se akuzohen për dhunë në familje.
Njëri prej tyre ka qenë i shpallur në kërkim më parë dhe është arritur të bëhet ndalimi dhe shoqërimi i tij. Ai akuzohej se kishte ushtruar dhunë ndaj gruas më parë dhe vetëm sot u bë arrestimi i tij.
Ndërsa personi tjetër është arrestuar për shkak se ditën e djeshme, më 27 Gusht dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij.
Njoftimi i Policisë
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpalluar në kërkim policor R.C., 47 vjeç, banues në Berat, pasi në datë 27.08.2021 kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu u arrestua shtetasi H.B., 45 vjeç, banues në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale./albeu.com