Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, uroi shqiptarët për Festën e Pavarësisë nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku sot janë mbledhur qindra e mijëra qytetarë në protestë.
Përmes një video-mesazhi, Shehaj u shpreh se sheshi ku po zhvillohet protesta është vendi më i bukur për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë.
Të lidhura
None found
Sipas kreut të Mundësia, shqiptarët po festojnë dhe njëkohësisht po protestojnë me synimin për një të ardhme më të mirë, larg korrupsionit.
“Ky është sheshi i pavarësisë së re, i pavarësisë nga korrupsioni, i pavarësisë së shqiptarëve për një të ardhme më të mirë, këtu në Shqipëri!”, deklaroi Shehaj.







