Disa kanë ndodhur në Kabul, në afërsi të aeroportit ku ndodhen qindra njerëz që duan të largohen nga vendi për shkak të sundimit taleban.
Nga shpërthimet deri më tani janë regjistruar 60 viktima dhe 150 të plagosur, informon albeu.com.
Sipas mediave të huaja, mes viktimave janë ushtarë amerikane dhe luftëtarë talebanë.
Ndërsa raportohet për 12 ushtarë amerikanë të vdekur, ISIS ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë e sulmeve.
Sulmet terroriste bënë që një numër i anëtarëve të NATO-s të ngrinin operacionet e evakuimit. Ndër vendet që ndalojnë evakuimin e qytetarëve është Gjermania.
Talebanët kanë dhënë një ultimatum për të përfunduar operacionet e evakuimit deri më 31 gusht, dhe Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur se operacioni do të vazhdojë normalisht deri në atë afat.
Mijëra afganë dhe të huaj janë mbledhur në aeroport, duke u përpjekur dëshpërimisht të largohen nga vendi, informon albeu.com.
Autoritetet amerikane kanë thënë se po vazhdojnë të hetojnë se kush qëndron pas sulmeve. Megjithatë, burimet nga Kongresi dhe shërbimet e sigurisë “tregojnë” për Shtetin Islamik të Khorasan (ISIS-K), i cili konsiderohet si dega e ISIS në Afganistan.
Trupat amerikane ishin informuar për mundësinë e një sulmi me eksploziv një ditë para shpërthimit, por ata vazhduan procesin e evakuimit.
Sipas autoriteteve amerikane, sipas raporteve të para, shpërthimi u shkaktua nga një kamikaz që mbante një jelek me eksploziv./albeu.com