MARCA e bën të kryer: Mbappe nesër prezantohet te Real Madridi

Media spanjoll ‘Marca’ raporton se gjithçka është mbyllur mes Real Madridit dhe PSG-së për sulmuesi Kylian Mbappe.

Sipas tyre marrëveshja e plotë është arritur për 170 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.

Oferta e fundit do pranohet së shpejti nga liderët e klubit francez, pastaj nesër Mbappe do arrijë në Madrid për të kompletuar transferimin.

Zyrtarizimi do kompletohet nesër dhe pastaj kampioni i Botës do shkojë për të përfaqësuar Francën në kualifikime për Kupën e Botës ndaj Bosnjës.

Marca tutje raporton se tani të gjithë palët kanë thënë ‘po’ dhe gjithçka do kompletohet në orët në vijim.

Ndërkohë, mbetet të shihet në rast që është e vërtetë ky lajm i mediumit të njohur spanjoll.


Shtuar 26.08.2021 22:08