Thriller në Greqi, oficeri i policisë gjendet i vrarë në makinë pak metra larg komisariatit

Një oficer policie në Greqi është gjetur i vrarë në makinën e tij pak metra larg komisariatit në Ertria.

Mediat greke shkruajnë se, oficeri u gjet pa shenja jete dhe pranë tij ndodhej edhe arma e shërbimit.

Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka të bëjë me vrasje apo vetëvrasje, ndërsa Departamenti i Vrasjeve ka nisur një hetim të thellë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje që ka tronditur vendin./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 22:20