Paris Saint-Germain po shqyrton mundësinë e afrimit të Nico Williamsit, sulmuesit anësor të Athletic Bilbaos.
Sipas raportimeve të mediave franceze, klubi parisien e sheh 24-vjeçarin si një zgjidhje për repartin ofensiv, pas dëmtimeve të Desire Doue dhe Kvicha Kvaratshkelia.
Të lidhura
None found
Me të dy lojtarët që pritet të qëndrojnë jashtë fushave për një periudhë të gjatë, PSG është e gatshme të paguajë klauzolën e lirimit të Williamsit, e cila kap vlerën e 90 milionë eurove.
Williams ka kontratë me Bilbaon deri në vitin 2034. Në 210 paraqitje me ekipin, ai ka shënuar 39 gola dhe ka regjistruar po aq asistime.
Nëse transferimi nuk realizohet në janar, PSG mund ta drejtojë vëmendjen te Antonio Nusa i Leipzigut ose Estevao i Chelseat.




