Festim Bexhdili do të vuajë 25 vite burg, pasi Gjykata e Lartë ndryshoi dënimin me burgim të përjetshëm që ishte dhënë ndaj tij për zhdukjen e kufomës së Jan Prengës.
Vendimi për uljen e dënimit është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.
Të lidhura
None found
Bexhdili, i njohur si kopshtari i resortit “Golden”, u shpall fajtor për zhdukjen e trupit të Prengës, i cili u rrëmbye në mesditën e 17 janarit 2020 dhe nuk u gjet më.
Sipas Prokurorisë, pamjet filmike e tregonin Bexhdilin teksa përgatiste veglat e punës që do të përdoreshin për të zhdukur trupin e 49-vjeçarit, baba i katër fëmijëve.
Prenga u rrëmbye në zonën e Kamzës në janar të vitit 2020. Edhe pas hetimeve dhe operacioneve të kryera për zbardhjen e ngjarjes, trupi i tij nuk është gjetur.







