Shoferja përplas për vdekje një person në Durrës-Tiranë

Një vajzë në timon përplas për vdekje një person në autostradën Durrës-Tiranë.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 20:35, të kësaj të premteje.

Një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një person ende të paidentifikuar i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariatin Nr.6 për veprime të mëtejshme.

Aktualisht grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 6.03.2020 20:48