Polici i eskortës së Salvinit rezulton pozitiv me koronavirus (FOTO LAJM)

Në Itali ka shkuar në 197 numri i viktimave nga koronavirusi, ku rasti i fundit është konfirmuar pasditen e kësaj të premteje. Vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 49 të vdekur.

Një polic i eskortës së Matteo Salvinit në Itali, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Bëhet fjalë për një agjent të sigurisë të ish-ministrit të Brendshëm italian, kryetar i partisë LEGA.

Për kolegët e tjerë të eskortës, u vendos karantinë për 14 ditë.

Salvini i informuar lidhur me pozitivitetin ndaj virusit të policit që e shoqëronte, u shpreh i qetë dhe i gatshëm për t’iu nënshtruar tamponit.


Shtuar 6.03.2020 20:42