Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i është përgjigjur kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vendin ku do të kryhet ndërhyrja e tij kirurgjikale.
Veliaj refuzoi ndërhyrjen e përcaktuar në spitalin Memorial të Fierit dhe kishte kërkuar ndërhyrjen e GJKKO-së.
Të lidhura
None found
Megjithatë, Gjykata e Posaçme, ka sqaruar se përcaktimi i institucionit shëndetësor ku do të marrë trajtim një person i paraburgosur nuk është në kompetencën e saj.
Në përgjigjen zyrtare, Gjykata e Posaçme, thekson se organizimi dhe garantimi i shërbimit shëndetësor për personat e paraburgosur dhe të dënuar është përgjegjësi e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.







