Prezantohet sistemi unik “e-Gjoba”/ Dashnor Sula: Çdo gjobë do të jetë e gjurmueshme deri në ekzekutimin e saj, qytetari duhet të dijë për cfarë është gjobitur

Është prezantuar sistemi unik “e-Gjoba”, një platformë që synon të unifikojë administrimin dhe ndjekjen e gjobave administrative nga institucionet shtetërore.

Kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm, Dashnor Sula e cilësoi këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë në administratën publike.

Të lidhura

None found

Sipas Sulës, sistemi do të mundësojë dokumentimin e saktë të çdo vendimi administrativ, gjurmimin e procedurave dhe ndjekjen e detyrimeve deri në ekzekutimin e tyre.

“Prezantimi i sistemit e-gjoba, shënon një hap të rëndësishëm në mënyrën si institucionet shtetërore administrojnë dhe ndjekin gjobat administrative. Ai na bashkon rreth një përgjegjësi konkrete, cdo vendim të dokumentohet saktë, cdo procedurë të jetë e gjurmueshme dhe cdo detyrim të ndiqet deri në ekzekutimin e tij. Pas cdo gjobe qëndron një institucion përgjegjës dhe një qytetar dhe biznes që duhet të ketë informacion të qartë. Qytetari duhet të dijë për cfarë është gjobitur, nga cili institucion, si mund ta paguajë gjobën apo kundërshtoi gjobën dhe në cfarë fazë ndodhet shqyrtim”, tha Sula.

Sula tha se Inspektorati i Përgjithshëm do të jetë administratori i sistemit dhe pika qendrore e bashkërendimit mes institucioneve që do të përdorin platformën.

“Inspektorati i Përgjithshëm në cilësinë administratorit të sistemit do të jetë pika e bashkërendimit të këtij procesi. Angazhimi ynë është të ndjekim përdorimin e regjistrit të bashkëpunojmë institucionet dhe të përdorimin informacionin e administruar për një pasqyrë më të qartë të ecurisë së gjobave”, tha nder të tjera ai.


Shtuar më 24.11.2026 12:03

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetstarzbetstarzbetGrandpashabetjojobet