Rishikohet ligji për praktikat e padrejta tregtare, gjoba deri në 200 mijë euro – paralajmëron Durmishi

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka njoftuar se Ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare do të rishikohet, me ç’rast gjobat do të rriten dhjetëfish dhe mund të arrijnë deri në 200 mijë euro.

Duke komentuar zbatimin aktual të ligjit, Durmishi vuri në dukje se ai ka rreth dhjetë muaj që është në fuqi dhe ka sjellë disa rezultate, por jo në masën e dëshiruar. Ai sqaroi se ndryshimet po përgatiten në bashkëpunim me institucionet kompetente dhe sektorin e biznesit, dhe se pavarësisht mendimeve të ndryshme, do të arrihet një qëndrim i përbashkët.

Të lidhura

None found

Më tej, ministri bëri të ditur se zgjidhjet e reja ligjore do të përfshijnë edhe marketet, përkatësisht zinxhirët tregtarë, si dhe distributorët, me qëllim forcimin e kontrollit dhe luftimin e praktikave të padrejta në treg.

Ndryshimet ligjore pritet të miratohen gjatë vitit të ardhshëm.

Gjithashtu, Durmishi paralajmëroi se është duke u hartuar një Ligj i ri për veprimtarinë hotelierike, i cili do të rregullojë më tej funksionimin e sektorit të gastronomisë dhe turizmit.


grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet