Në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme u shpërndanë sot patentë-shoferët e parë profesionalë.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm edhe për përmirësimin e procedurave administrative, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të certifikohen si drejtues profesionalë.
Të lidhura
None found
Ai shtoi se ky proces është produkt i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional midis Ministrisë së Punëve të Brendshme, nëpërmjet Agjencisë së Regjistrimit Civil, dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, me qëllim ofrimin e shërbimeve më efikase dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët.
Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të pajisen me patentë-shoferë profesionalë duhet t’i dorëzojnë aplikimet pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Pas përfundimit të të gjitha procedurave, patentë-shoferi profesional personalizohet përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Me lëshimin e këtij dokumenti, krahas patentë-shoferëve të rregullt dhe atyre ndërkombëtarë, plotësohet edhe një standard profesional ndërkombëtar në këtë fushë.







