Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, porositi sonte se arritja e paqes në Ballkan kërkon bashkëpunimin e të gjithë politikanëve nga të gjitha shtetet. Megjithatë, ai shtoi se këtë bashkëpunim, që nuk po e realizojnë popujt dhe politikanët, po e kryejnë me shumë sukses kriminelët.
“A nuk është droga e rrezikshme për të gjithë ne? Sot, për fat të keq, kriminelët bashkëpunojnë dhe janë multietnikë. Fatkeqësia qëndron në atë që popujt dhe politikanët që i përfaqësojnë, si maqedonasit, shqiptarët dhe serbët, nuk po bashkëpunojnë për të siguruar një Ballkan në paqe dhe me të ardhme të sigurt”, deklaroi Ahmeti, sipas raportimit të TV21.
Të lidhura
None found







