Prokuroria e Tiranës, pritet të thërrasë për të dhënë dëshminë e tij Erjon Vishkullin, i riu që mbeti i p*agosur rëndë në sy gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor në Tiranë.
P*agosja e të riut, është pjesë e hetimeve që organi i akuzës ka nisur për përdorimin e dyshuar joproporcional të forcës nga efektivët e Policisë së Shtetit.
Të lidhura
None found
Kujtojmë që Prokuroria e Tiranës, ka regjistruar procedimin për veprat penale që lidhen me shpërdorimin e detyrës dhe kryerjen e veprimeve arbitrare.
Në kuadër të hetimeve janë administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, si dhe kartela mjekësore e të riut pranë Spitalit Universitar të Traumës.
Gjithashtu. një tjetër element i rëndësishëm i hetimit është bashkëpunimi me autoritetet italiane, prej të cilave Prokuroria synon të sigurojë dokumentacionin mjekësor të Vishkullit dhe materialin e nxjerrë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, për t’iu nënshtruar ekspertizës.
Vishkulli u dëmtua në sy gjatë përplasjes me policinë, pasi dyshohet se u godit nga një plumb gome.
Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, 28-vjeçari u transportua drejt Italisë, ku iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale në përpjekje për të shpëtuar shikimin.







