Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, prezantoi në Kuvend ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke bërë të ditur se biznesi i vogël do të vijojë të jetë i pataksuar deri në vitin 2029.
Sipas Ramës, për të parandaluar përdorimin e bizneseve të vogla nga subjektet e mëdha si mënyrë për të ulur detyrimet fiskale, do të reduktohet pragu i TVSH-së.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, ai shtoi se kush e cilëson këtë masë si taksim të biznesit të vogël duhet të rishikojë mënyrën se si e kupton këtë çështje.
Kryeministri foli edhe për lehtësimin e barrës fiskale mbi karburantet dhe për ndryshimet që lidhen me taksën e qarkullimit të automjeteve.
Ai tha se synohet që çmimi i karburantit në Shqipëri të jetë i njëjtë me atë të rajonit, ndërsa pagesa e taksës së qarkullimit të mjetit të kalojë në sistemin e DPSHTRR-së.
Rama deklaroi se kjo reformë, së bashku me buxhetin në tërësi, ndërmerret për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe për ta përshpejtuar ritmin e saj.
Gjatë fjalës, kryeministri iu referua edhe pensionistëve, duke ironizuar opozitën për mënyrën se si paraqet llogaritjet lidhur me pensionet.
“Pensionistët ende i bëjnë llogaritë me laps dhe letër, ndërsa këta honxhoponxhot këtu mendojnë se mund t’i tollovisin me llogaritjet e tyre kokëposhtë”, u shpreh Rama.








