Ish-futbollisti i Partizanit, Jasir Asani, u bashkua ditën e sotme me skuadrën e tij të re, AIK Stokholm.
24-vjeçari kreu edhe stërvitjen e parë me klubin e tij të ri, ndërkohë që këtë moment ai zgjodhi ta ndante edhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, teksa postoi një foto nga dhomat e zhveshjes, me fanellën e AIK-ut.
Ajo që bie në sy, është se ndryshe nga shokët e tjerë të skuadrës, numri që Asani do të mbajë mbi shpinë te skuadra suedeze, nuk është përcaktuar ende.