EMRAT/ Aksident me vdekje në Devoll, makina përplas motorin dhe i merr jetën 30-vjeçarit

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Devoll. Burimet bëjnë me dije se nga ky aksident ka mbetur i vdekur shtetasi Admir Shehu.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit, 30-vjeçarit Adi Koçileri, i cili shkaktoi aksidentin fatal.

“…mbrëmjen e djeshme, pranë kryqëzimit të fshatit Cangonj, Devoll, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin motor tip “Piaggio”, pa targa, me drejtues shtetasin A. Sh., 77 vjeç, banues në fshstin Cangonj, Devoll, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme…”

Njoftimi i plotë i policisë:

Devoll

Në vijim të informacionit paraprak datë 24.08.2021, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” të shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi mbrëmjen e djeshme, pranë kryqëzimit të fshatit Cangonj, Devoll, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin motor tip “Piaggio”, pa targa, me drejtues shtetasin A. Sh., 77 vjeç, banues në fshstin Cangonj, Devoll, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 25.08.2021 10:06