Mbrëmjen e sotme RENEA ka zhvilluar një aksion në Durrës, Shkodër dhe Lezhë për kapjen e autorëve të atetntatit të një dite më parë në Lushnjë dhe gjurmimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, atyre që lëvizin të armatosur, apo dhe të dyshuarve apo autorëve të ngjarjeve kriminale.
Gjatë aksionit mësohet se është arrestuar dhe Astrit Seferi, autori i plagosjes së katërfishtë në Tiranë në vitin 2017.
Mësohet se Seferi është ndaluar nga policia në Mamurras, ndërsa pritet që të tjera detaje të dalin në dritë nga operacioni në fjalë./albeu.com