PSG ka refuzuar ofertën e Realit për Mbappe? La Parisien e mohon: Klubet kanë nisur negociatat

Real Madrid sonte (e martë) kanë bërë ofertën e parë zyrtare drejtë PSG-së për sulmuesin Kylian Mbappe.

“Los Blancos” ofruan plotë 160 milionë euro për francezin.

Mirëpo, media të shumta franceze raportuan se PSG nuk e ka pranuar këtë ofertë, pasi mbesin të qëndrimit të njëjtë: Mbappe nuk largohet.

Por, Le Parisien, raporton se lajmet që është refuzuar oferta janë false dhe që klubi francez është duke konsideruar ofertën.

Kjo media thotë se për momentin, PSG nuk i është përgjigjur zyrtarisht Realit, pasi janë duke konsideruar ofertën.

Pos kësaj zyrtarisht bisedimet mes dy klubeve kanë nisur.


Shtuar 24.08.2021 22:25