Qori: Rama bën gjithçka për të mbrojtur Ballukun, drejtësia të veprojë më shumë për vilat që i dalin çdo javë

Deklaratat e Ramës për Ballukun në Asamblenë e PS-së dhe marrëdhënia mes tyre ishin në qendër të komenteve të Arlind Qorit gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Minuta e parë”. Kreu i Lëvizjes Bashkë i cilësoi qesharake arsyetimet e Ramës dhe tha se ai është i gatshëm të ndërmarrë çdo veprim për ta mbrojtur Ballukun.

Sipas Qorit, drejtësia duhet të tregojë më shumë aktivitet ndaj Belinda Ballukut, pasi, siç u shpreh ai, çdo javë asaj i del një vilë tjetër.

Të lidhura

None found

Duke folur për afërsinë mes Ramës dhe Ballukut, Qori tha se beson që ajo t’i ketë përcjellë mesazhin se ose do të qëndrojnë të dy mbi ujë, ose do të përfundojnë së bashku në fund të tij.

Qori e interpretoi mosheqjen e imunitetit të Ballukut si një formë avokatie nga Rama në mbrojtje të saj. Ai kritikoi gjithashtu ironinë e Ramës dhe krahasimin që, sipas tij, ky i fundit bën mes qytetarëve në gjendje të cenueshme dhe njerëzve me pushtet, të cilët janë pasuruar në kurriz të shtetasve të kësaj Republike.

Në vlerësimin e kreut të Lëvizjes Bashkë, Balluku ka ngritur një “taraf” që përbën rrezik për pushtetin e Ramës.


grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetmarsbahisgrandpashabet girişjojobet telegramjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet giriş