Shtyhet tryeza për Reformën Zgjedhore

Takimi i cili do të mblidhte edhe njëherë anëtarët e tryezës së reformës zgjedhore i planifikuar për sot, është anuluar.

Sikurse ishte lajmeruar, diten e sotme do te zhvillohej tryeza e reformes zgjedhore me rend dite: 1) diskutimin mbi administraten zgjedhore dhe 2) sistemin zgjedhor.

Mësohet se mbledhja e sotme është shtyrë për ditën e hënë, ora 10:00 me të njëjtin rend dite.

Kjo pasi për shkak se deri ditën e hënë, pritet që opozita jashtë Kuvendit të sjellë dhe propozimet e saj për çeshtjen e administratës zgjedhore.


Shtuar 6.03.2020 09:14