Barcelona vazhdon të mos dorëzojë raportet financiare dhe të auditimit që Real Madridi ka kërkuar në kuadër të hetimeve për rastin Negreira, sipas mediumit spanjoll El Debate.
Kërkesa e klubit madrilen lidhet me dokumentacionin mbi menaxhimin financiar të Barcelonës në periudhën 2010–2021. Raportet janë përgatitur nga kompanitë e njohura të auditimit dhe konsulencës KPMG, PwC, Deloitte dhe Kroll.
Të lidhura
None found
Sipas Real Madridit, dokumentet mund të sjellin të dhëna të tjera për pagesat që Barcelona u kishte kryer kompanive të lidhura me ish-zyrtarin e gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira.
Gjykata Provinciale e Barcelonës e pranoi pjesërisht kërkesën e Real Madridit, të cilën gjyqtari që drejtonte hetimet e kishte refuzuar fillimisht.
Me përfundimin e seancave të planifikuara për dëshmitarët, dokumentacioni financiar mbetet ndër çështjet kryesore që gjyqtarja Alejandra Gil duhet të shqyrtojë përpara se të vendosë nëse rasti do të kalojë në gjykim.
Barcelona ka këmbëngulur vazhdimisht se pagesat për kompanitë e lidhura me Negreiran ishin për shërbime konsulence dhe raporte mbi gjyqtarët. Klubi ka mohuar që ato të kenë synuar ndikimin në vendimet e gjyqtarëve gjatë ndeshjeve.





