Ditën e djeshme përfunduan të gjitha ndeshjet e raundit të parë në Serie A, me Milanin që arriti të siguronte me vështirësi 3 pikë ndaj Sampdorias.
Të gjitha favoritët fituan me përjashtim të Juventusit që ngeci në barazim 2-2 përballë Udineses.
Fitoren më spektakolare e regjistroi Interi i cili fitoi me rezultatin e thellë 4-0 përballë Genoas.
Faqja e njohur ‘WhoScored’ ka publikuar formacionin më të mirë të javës ku dominojnë futbollistët e Interit, Edin Dzeko, Hakan Çalhanoglu dhe Milan Skriniar që shkëlyqen ndaj Genoas.
Futbollisti më notën më të lartë është Mattia Zaccagni i cili është vlerësuar me 10.0, ai realizoi dy gola kundër Sassuolos, në formacion gjendet edhe Paulo Dybala dhe Elseid Hysaj.