Përfaqësuesja U-17 e Kosovës u mund të shtunën pasdite me rezultatin 4:0 nga Kroacia, në takimin e zhvilluar në Karlovac.
Skuadra kroate realizoi dy herë në secilën pjesë. Luka Kolar shënoi në minutën e tetë, ndërsa Zvone Dacer e çoi rezultatin në 2:0.
Të lidhura
None found
Lovra Benko shënoi golin e tretë në minutën e 74-t, kurse Marin Nekic vulosi fitoren në minutën e 89-të.
Në ndeshjen e parë, “Dardanët” e rinj kishin pësuar humbje 8:1 ndaj Belgjikës. Takimin e fundit Kosova do ta zhvillojë më 17 nëntor kundër Letonisë.
Të shtunën në fushë doli edhe Shqipëria U-17, e cila triumfoi 3:1 ndaj Skocisë.





