E ardhmja e Pierre-Emerick Aubameyang nuk është më e sigurtë, ndaj edhe Arteta i kërkon klubit të besidojë sa më shpejt me kapitenin për rinovimin e kontratës para fundit të sezonit.
Top shënuesi i Gunners është në 15 muajt e fundit të marrëveshjes së tij aktuale në veri të Londrës dhe diskutimet mbi rinovimin kanë qenë në pritje për ca kohë.
Të lidhura
None found
Siç raportohet nga Goal, Arsenali po vëzhgon situatën e sulmuesit të Gent, Jonathan David, ndërsa përgatiten për mundësinë që ylli i tyre të largohet.
“Ne do të duhet ta bëjmë atë në një fazë para përfundimit të sezonit me siguri”, tha kryetrajneri i Arsenalit. “Unë do të shoh qëllimet që kemi, synimet e tij”.
“Dhe në këtë pikë ku jemi është e vështirë të parashikosh çfarë do të ndodhë. Për mua është shumë e lehtë, dua ta ruaj atë në çdo rrethanë”, përfundoi ai.
