Universet e superheronjve dhe automjetet Jeep takohen në fushatën e re publicitare “A Jeep 4×4 for Any Universe”, të prezantuar nga marka e automobilave dhe Marvel Studios.
E zbuluar më 6 nëntor, kjo nismë përfshihet në bashkëpunimin njëvjeçar të dy kompanive dhe shoqëron filmin e ardhshëm “Avengers: Doomsday”, dalja e të cilit në kinema pritet më 18 dhjetor.
Të lidhura
None found
Reklama i vendos modelet Jeep në universe të ndryshme të Marvel dhe përfshin Captain America, Human Torch, Nightcrawler e The Thing. Ky i fundit paraqitet duke drejtuar një Jeep Wrangler.
Partneriteti mes kompanive mori jetë në maj përmes fushatës “Origin Story”. Në qendër të saj ishte viti 1941, që shënon origjinën si të Jeep, ashtu edhe të Captain America.
Deri në dhjetor, fushata e re do të transmetohet në televizion dhe do të jetë e pranishme në rrjetet sociale e platformat digjitale, si pjesë e promovimit të filmit të ri të Marvel.








