Loredana Brati rikthehet në ekran, por këtë herë në një rol krejtësisht të ri. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, ka vendosur të eksperimentojë me diçka të re, duke marrë përsipër të drejtojë emisionin “Big Talk”.
Pas aludimeve dhe raportimeve të shumta gjatë javëve të fundit për një angazhim të mundshëm në televizionin kosovar, tashmë lajmi është konfirmuar zyrtarisht.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në rrjetet sociale, është bërë publik promoja e emisionit “Big Talk”, duke zbuluar se nën moderimin e Loredana Bratit, ai do të nisë këtë të shtunë, më 7 nëntor, në orën 18:00.
Ky është një hap i ri në karrierën televizive të Loredanës, e cila pasi u bë e njohur për publikun përmes eksperiencës së saj si konkurrente në “Big Brother VIP Albania”, tashmë do të provojë veten në rolin e moderatores.








