Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar për herë të parë zhvillimet politike në SHBA pas humbjes së pozicioneve të republikanëve në Kongres dhe Senat. I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, kreu i PD-së tha se faktorët kryesorë që ndikuan në votën e amerikanëve ishin rritja e çmimeve, tarifat tregtare dhe lufta me Iranin.
Sipas Berishës, përdorimi i Ngushticës së Hormuzit si instrument strategjik nga Irani dhe ndikimi i tarifave në tregti sollën shtrenjtimin e produkteve në SHBA, duke ndikuar drejtpërdrejt te zgjedhja e votuesve. Ai theksoi se rezultati duhet parë në raport me shqetësimet ekonomike të qytetarëve amerikanë dhe jo vetëm si një ndryshim i balancave politike.
Të lidhura
None found
I pyetur nëse humbja e pozicioneve nga republikanët mund të ndikojë në marrëdhëniet e tij me administratën amerikane, Berisha u shpreh se nuk pret asnjë ndryshim.
Sali Berisha: Populli amerikan, fatlum që zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme, votoi për kandidatët që ai konsideron dhe politikat që i konsideron më të mira. Shkaku themelor i këtij ndryshimi të madh ka qenë rritja e çmimeve nga dy faktorë kryesorë. Faktori tarifë dhe faktori Hormuz. Lufta me Iranin dhe përdorimi nga Irani si armë strategjike i Ngushticës së Hormuzit. Pra, të dy këta faktorë janë shoqëruar me rritje çmimesh reale në Shtetet e Bashkuara.
Asgjë nuk ndryshon në raportin tim me këtë administratë. Duhet t’i druhet pak Edi Rama, që vetëm tre javë më parë deklaroi demokratët dhe Bidenin tradhtarë të Hashim Thaçit, dhe vetëm dy javë më parë u çoi atyre mesazhin se ‘nuk e mundni dot Donald Trumpin me vota dhe kërkoni ta mundni me Zvërnecin’. Kështu që Sali Berisha është konstant. Në pritjen e ardhjes së tij, të mirëseardhjes së tij, kam qenë vetëm njëherë tek një ambasador. Vetëm në një rast! Në shtatë raste apo tetë raste s’kam qenë.







