Përgjysmohet çmimi i Dembele, Man.United përgatit sulmin e fundit

Manchester United vazhdojnë të interesohen për Ousmane Dembele.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, Barcelona janë të gatshëm të shesin Ousmane Dembele te Manchester United, për vetëm 60 milionë funte.

As Barca as Dembele nuk janë të interesuar për një huazim në ‘Old Trafford’, me transferimin permanent që shihet se zgjidhja ideale.

Të tri palët, përfshirë edhe United, janë të interesuara për një transferim në fund të merkatos.

Çmimi i kërkuar për Dembele është shumë më i ulët sesa 95 milionë funtet që Barca pagoi për Dortmund, në vitin 2017.

Përkundër rënies së çmimit, mbetet në dyshim nëse ‘Djajtë e Kuq’ janë të përgatitur të shpenzojnë aq para për anësorin francez. /


Shtuar 4.10.2020 06:24