Barcelona rrit ofertën për mbrojtësin e Man.City-t, marrëveshja shumë afër

Eric Garcia është dëshira kryesore e Barcelonës në këtë fund të merkatos.

Barcelona kanë intensifikuar negociatat e tyre me Manchester City, lidhur me kartonin e qendërmbrojtësit Eric Garcia.

Sipas raportimeve të ‘RAC1’, Barcelona kanë ngritur ofertën për Garcia në 15 milionë euro.

Së fundmi, edhe Ronald Koeman ka bërë të ditur se Barcelona ka nevojë për Garcian.

Anëtari i Manchester City ka njoftuar edhe klubin se dëshiron rikthimin në ‘Camp Nou’, ku kalonte vite në akademi.


Shtuar 4.10.2020 06:18