Tragjedi në Pittsburgh: 42-vjeçari dyshohet se hodhi dy fëmijët nga garazhi pesëkatësh dhe u vetëhodh

Policia po heton vdekjen e 42-vjeçarit Patrick Lynch dhe dy fëmijëve të tij, James, 8 vjeç, dhe Caroline, 6 vjeçe. Të tre u gjetën të pajetë jashtë një garazhi parkimi në zonën e Mount Lebanon, periferi e Pittsburghut në SHBA.

Ngjarja ndodhi të martën pasdite. Sipas të dhënave paraprake të policisë lokale, dyshohet se babai i hodhi fëmijët nga tarraca e garazhit pesëkatësh dhe më pas u hodh vetë.

Të lidhura

None found

Raporti mjeko-ligjor konstaton se të dy fëmijët pësuan lëndime të shumta nga rënia. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe arsyen e ngjarjes, ndërsa deri tani nuk është bërë e ditur një motiv i qartë.

Mediat lokale raportojnë se Caroline vuante nga sindroma Williams, një çrregullim i rrallë gjenetik i diagnostikuar në muajt e parë të jetës, i cili mund të ndikojë në zhvillimin fizik e njohës dhe në sistemin kardiovaskular.

Raportime që i referohen një interviste të nënës së vajzës, dhënë në vitin 2025, thonë se ajo kishte gjithashtu probleme me zemrën dhe mushkëritë. Autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse gjendja shëndetësore e saj lidhet me motivet e mundshme të ngjarjes.


Shtuar më 5.11.2026 10:06