PS propozon ish-ministrin demokrat si kreu i KQZ, PD e refuzon

Është mbledhur sot në Tiranë Komisiionii i Posaçëm për zgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së së re.

Partia Socialiste propozoi për kryekomisioner tre emra: Bledar Skënderin, Ilirjan Celibashin dhe Ilir Rusmajli.

Interesant është fakti që një nga emrat e propozuar nga PS-së ka qenë ministër në kohën e Berishës, Ilir Rusmajli, dhe për ironi, ai është skualifikuar nga Oerd Bylykbashi i PD-së.

Sipas rregullores së re, kundërshtari ka të drejtën të mos pranojë një nga tre emrat e propozuar.

Partia Demokratike përmes Oerd Bylykbashit propozoi për zv.komisioner Lealba Pelingun, Agron Haxhimali dhe Hysen Osmanaj.

Por Hysen Osmani u skualifikua nga Partia Socialiste.

.


Shtuar 2.10.2020 18:12