A e festoi Ansu Fati golin si Cristiano Ronaldo? (VIDEO)

Ansu Fati mund të quhet padyshim një prej zbulimeve të Barcelonës.

Talenti 17 vjeçar ashtu si sezonin e kaluar edhe në këtë sezon po tregon një formë të shkëlqyer me fanellën e klubit katalanas.

Fati ishte sërish protagonist në ndeshjen e ekipit të tij ndaj Celta Vigos. Sulmuesi shënoi golin e parë të Barcelonës në fitoren 3-0 ndaj Celtës.

Megjithatë në minutën e 11’, gjatë realizimit të golit nga Fati vëmendjen e të gjithëve e tërheq festimi i tij.

Ai shkon në këndore dhe bën një festim, pak a shumë i njëjtë si ai i Cristiano Ronaldos, rivalit të Leo Mesit. Kaq ka mjaftuar që menjëherë në rrjetet sociale ky festim të nisë të bëhet viral.


Shtuar 2.10.2020 18:08