Tragjedia në Demiraj të Gjilanit, nesër u jepet lamtumira 27-vjeçarit dhe foshnjës tremuajshe

Adonis dhe Dolora Demiri do të përcillen nesër për në banesën e fundit. Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i dy viktimave të ngjarjes tragjike në Demiraj të Gjilanit do të zhvillohet më 03.11.2026, pas faljes së namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Demiraj.

Familja ka bërë të ditur me dhimbje e pikëllim të thellë se Adonis dhe Dolora Demiri kanë ndërruar jetë më 01.11.2026. Të afërmit, miqtë dhe dashamirët do të informohen për vendin dhe orarin e të pamës pasi të ketë përfunduar ceremonia e varrimit.

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi të dielën, kur 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe u gjetën pa shenja jete. Ndërkohë që institucionet e vendit kanë vijuar të bëjnë publike hollësi të reja për rastin, familjarët kanë përcaktuar ceremoninë mortore.

Për këtë ngjarje është arrestuar si i dyshuar babai i të riut, Brahim Demiri, 65 vjeç. Ndaj tij është vendosur sot masa e paraburgimit.

Dyshimet ndaj Demirit janë se dje, në fshatin Demiraj, pas një përplasjeje fizike, i ka marrë jetën të birit. Pa shenja jete është gjetur edhe mbesa e tij, vajza tremuajshe e 27-vjeçarit të ndjerë.


Shtuar më 2.11.2026 21:34