KF Trepça’89 ka konfirmuar rikthimin e Shpëtim Idrizit, i cili do të marrë përsipër drejtimin e ekipit si kryetrajner.
Klubi nga Mitrovica e bëri të ditur lajmin përmes një njoftimi zyrtar. Idrizi ka një lidhje të gjatë me skuadrën: fillimisht e përfaqësoi si futbollist, ndërsa më vonë kontribuoi edhe si trajner.
Të lidhura
None found
Me rikthimin në krye të shtabit teknik, synimi i Idrizit dhe klubit është që Trepça’89 të ngjitet sërish në Superligën e Kosovës.
“Një emër i njohur për familjen tonë, që rikthehet aty ku ka lënë gjurmë, me përkushtimin, përvojën dhe ambicien për të arritur objektivin tonë të përbashkët, rikthimin e KF Trepça’89 në Superligën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit.
Trepça’89 i ka besuar kështu drejtimin një figure të njohur për të, me synimin për t’u kthyer në elitën e futbollit kosovar.







