Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi sot se Evropa nuk është e varur ekskluzivisht nga SHBA-ja, Kina apo vende të tjera. Sipas tij, evropianët nuk duhet të nënvlerësojnë as kapacitetet e tyre, as varësinë që të tjerët kanë nga Evropa.
Ai theksoi se Evropa ka 450 milionë konsumatorë dhe një nga tregjet e përbashkëta më të mëdha në botë.
Të lidhura
None found
Merz përmendi industrinë, softuerin dhe prodhimin e mikroçipeve, duke thënë se Evropa prodhon mallra thelbësore për mbarë botën.
Kancelari gjerman u shpreh gjithashtu se Evropa nuk duhet t’ua lërë të tjerëve në dorë përcaktimin e teknologjisë.
Ai tha se, në bashkëpunim me investitorët privatë, synohet zhvillimi i modeleve evropiane autonome dhe pioniere të inteligjencës artificiale, për të siguruar themelet teknologjike të lirisë së Evropës.





