Në Prishtinë ka nisur dita e gjashtë radhazi e protestës pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Pjesëmarrësit kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet.
Thirrja për protestë është bërë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili kërkon drejtësi për gratë e vrara dhe siguri për ato që vazhdojnë të përballen me dhunë.
Të lidhura
None found
Të mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, protestuesit kanë ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe kanë kritikuar institucionet, të cilat, sipas tyre, nuk po ia dalin.
Gjatë protestës së sotme u dëgjuan thirrjet “Drejtësi për gratë e vrara, siguri për gratë e gjalla” dhe “Dhunuesit e grave në burg”.
Protestuesit mbanin gjithashtu pankarta me mesazhet “Poshtë sistemi patriarkal”, “Me Arlindën përfundon” dhe “Sytë e saj do t’ju ndjekin, lotët e saj do t’ju djegin!”.
Protestat pasojnë reagimin qytetar që nisi pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Që prej asaj dite, qytetarët kanë dalë çdo ditë në rrugë për të kërkuar llogaridhënie mbi trajtimin nga institucionet të rasteve të dhunës në familje dhe të denoncimeve të grave që kërkojnë mbrojtje.








