Një automjet mbeti në buzë të një shkëmbi të dielën në Positano të Italisë, pasi drejtuesi humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Aksidenti ndodhi në Via Guglielmo Marconi, në qytetin bregdetar të Bregut të Amalfit, në provincën e Salernos.
Të lidhura
None found
Mediat italiane raportojnë se makinën e drejtonte një i ri. Shkaqet për të cilat ai humbi kontrollin ende nuk janë bërë të ditura.
Automjeti u kthye dhe goditi me forcë kangjellat mbrojtëse, duke i shkatërruar. Më pas mbeti pezull në skaj të shkëmbit, me rrezikun të binte në humnerë.
Edhe pse ndodhej në një situatë të rrezikshme, shoferi doli vetë nga makina dhe nuk pësoi lëndime të rënda.







